Edi Reja: Shqipëria ka 11.500 lojtarë, ja shanset që kemi për në Botëror

Trajneri Edi Reja ka dhënë një intervistë për prestigjiozen italiane “La Gazzetta dello Sport”, në prag të sfidave që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, ku foli për modulin e lojës së ekipit, teksa dha edhe një koment për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali.

Si i shikoni shanset kualifikuese të kombëtares që drejtoni?

Ngjitja në Ligën 2 të “Nations League” ka krijuar entuziazëm. Futbolli është sporti më i popullarizuar në vend. Federata po përpiqet të punojë në thellësi, që nga bazat e lojtarëve të vegjël. Po mendojmë për përmirësimin e trajnerëve, duam të krijuar një grup përgatitësish atletikë. Kemi 11.500 futbollistë të të gjitha niveleve, që janë me origjinë shqiptare dhe në të ardhmen mund të luajnë me ngjyrat kuqezi.

Cila është skema që përdorni më shumë?

3-5-2 na jep shumë besim, por gjithashtu përdorim edhe 4-3-3 apo 3-4-3.

Cilat janë shanset e Shqipërisë në grupin kualifikues?

Grupi për kualifikueset e Botërorit është shumë i vështirë. Anglia, Polonia dhe Hungaria duken jashtë mundësive tona, por në sport nuk i dihet kurrë. Prandaj duhet të besojmë se edhe në këtë grup mund të bëjmë mirë. Organizimi dhe motivimi ndonjëherë bëjnë mrekulli.

Anglia ka lojtarë shumë të fortë…

Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Sterling është i mrekullueshëm. Foden është i jashtëzakonshëm.

Në Serie A luajnë disa lojtarë të kombëtares shqiptare…

Hysaj po kalon një moment shkëlqimi te Napoli. Nga ana tjetër, Gjimshiti është një perlë. Kumbulla ka hapësirën e duhur për t’u përmirësuar. Shqipërisë i pëlqen modeli italian në futboll.