Votimi/ Konjufca, kryetar Parlamenti dhe President ne detyrë, ja urimi i Vjosa Osmanit

Parlamenti i Kosovës zgjodhi kryetar të tij Flauk Konjufcën, një ndër drejtuesit kryesorë të VV.

Ndërkohë që ai merr detyrën e kryetarit të Kuvendit ai automatikisht është edhe President në detyrë i Kosovës.

Po sot kryhet edhe zëvëndësini i Vkosa Osmanit në krye të shtetit të Kosovës deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhjen e Konjufcës e ka përdhëndetur edhe vetë Osmani.

”Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë.

Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion.

Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të punojnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta. Na priftë e mbara!”, deklaron Osmani që rani është anëtare e Parlamentit.