Po hetohej për korrupsion, deputetja gjermane vdes në avion

Një deputete gjermane humbi jetën teksa po fluturonte nga Kuba në drejtim të Gjermanisë.

Deputetja e CDU, Karin Strenz humbi ndjenjat në avion. Piloti bëri një ulje emergjente në Irlandë. Por pavarësisht ndihmës së parë në spital, ajo kishte ndërruar jetë. Mësohet se shkak i vdekjes u bë ataku kardiak.

Sipas gazetës BILD, deputetja gjermane nuk ishte në Kubë për ndonjë udhëtim pune. Ajo ndodhej atje bashkë me të shoqin.

Deputetja ishte duke u hetuar se fundmi për abuzim me detyrën dhe pastrim parash. Gazeta BILD shkruan se dyshohet se ajo kishte marrë një shumë të madhe parash nga disa lobistë nga Azerbajxhani.

Në total bëhet fjalë për të paktën 4 milionë euro të kaluara në llogari bankare të ndryshme.

Deputetes i ishte hequr imuniteti, por vazhdonte të mbante mandatin. Në zgjedhjet e ardhshme ajo nuk do rikandidonte.