Superiore/ E dielë e mbushur me emocione, spikasin duelet Laçi - Tirana dhe Partizani - Teuta

Kategoria Superiore zbret sot në fushë për ndeshjet e javës së 25-t.

Të pesta sfidat e kësaj jave do të luhen këtë të dielë, të ndara në dy fasha orare.

Në orën 13:00, do të luhet supersfida mes Laçit dhe Tiranës. Pritet të jetë një takim mjaft i luftuar, duke parë pretendimet që kanë skuadrat në kampionat.

Kurbinasit synojnë fitoren për të ruajtur vendin e parë, por nga ana tjetër do të fuste në një presion të madh edhe rivalët direktë, që luajnë vetëm 60 minuta më pas në “Elbasan Arena”. Ndërsa nga ana tjetër, bardheblutë kërkojnë fitoren për të kapur një vend në Europë.

Kastrioti pret Vllazninë në stadiumin e “Kamzës”.  Një përballje që do të thotë shumë për shkodranët, pasi fitorja do t’i shërbente për të ngritur moralin, pas një serie rezultatesh negative. Ndërsa, krutanët janë disi më të qetë, pasi kanë një diferencë pikësh nga vendi i 8-të që të çon në play-off.

Kukësi luan në “Adush Muça” ndaj Bylis. Sfida e mbijetesës do luhet në “Loni Papuçiu”, me Apoloninë që ndeshet me Skënderbeun.

Në 16:00, dueli i “Elbasan Arena” vendos përballë Partizanin dhe Teutën. Laçi kryeson Superligën pas 24 ndeshjeve, ndërsa Partizani, Teuta e Vllaznia ndjekin kurbinasit. Me motin që parashikohet me rreshje shiu në Shqipëri, shpresojmë që fushat mos bëhen pengesë për lojtarët.