La Liga/ Reali bën detyrën, parakalon Barcelonën dhe rrit presionin ndaj Atleticos

Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj Celta Vigos në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të La Ligës, duke i bërë kështu “presion” kryesuesve të Atleticos së Madridit.

Protagonisti absolut për skuadrën e Zinedine Zidane në këtë përballje ishte Karim Benzema, i cili realizoi dopjetë në minutat 20’ dhe 30’ si dhe asistoi te goli i tretë i realizuar nga Asensio në minutën e 93-të.

Golin e vetëm për vendasit e Celtës e realizoi Santi Mina në minutën e 40-të.

Me këtë triumf, Reali u ngjit në kuotën e 60 pikëve, 3 më pak se Atletico, që ka 1 ndeshje më pak dhe 1 më shumë se Barcelona.

Si skuadra e Simeones, ashtu dhe katalanasit, do t’i zhvillojnë sfidat e tyre ditën e nesërme.