EkonomiPlus/ Bushati ‘justifikon’ vonesat e rindërtimit: Edhe italianët janë pa shtëpi

I ftuar në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv, kryetar i PS në Tiranë, Ervin Bushati foli për vonesat e rindërtimit të shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019.

“Rindërtimi i tërmetit është projekti më i madh i bërë në Shqipëri. Punë e vështirë, që besojmë se me këtë vit të vështirë që kaluam asnjë qeveri nuk do të kishte bërë më shumë se ç’kemi bërë ne. Ky projekt suksesi deri më tani ka vënë në punë kompani të huaja dhe shqiptare, me mbi 24 mijë punëtorë. Në pranverën e 2022 do të jetë i mbaruara të gjitha shtëpitë e rindërtuara. Rindërtimi në 11 bashki ka qenë me sukses. Janë dhënë grante për 33 mijë e 400 familje. Pa asnjë lloj diference, por të gjithë ata që aplikuan përfituan. “- u shpreh Bushati.

Ndër të tjera kryetari i PS shtoi se deri në 2021 kemi përfunduar me sukses rreth 4500 shtëpie, 11 mijë apartamente dhe se ky projekt do të përfundojë në 2022.

Teksa Bushati e ‘justifikoi’ vonesën e këtij procesi me rënien e pandemisë, duke përmendur edhe vonesat e banesave në Amatrice, Itali.