Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Gruaja jetoi në shtëpi, me burrin e vdekur

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Vlorë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, trupi i pajetë i Llazar Prenges është gjetur në banesën e tij. Ai kishte ditë që kishte vdekur, por askush nuk ishte lajmëruar për këtë ngjarje.

Gruaja e tij, Valentina Prenga, e cila dyshohet se është me probleme mendore, kishte ditë që jetonte me bashkëshortin e vdekur.

Trupi i pajetë i burrit është gjetur mbi krevat, ndërsa policia po mundohet të marrë në pyetje gruan, e cila ka shfaqur probleme të theksuara mendore.

Banorët e lagjes janë shprehur se nuk e kishin parë prej kohësh Llazarin. Kur ata pyesnin bashkëshorten, kjo e fundit i shante i ofendonte, duke i sulmuar madje.