Ngjarje horror në Rusi, nëna i vë flakën djalin 8-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku 31 vjeçarja Anastasia Baulina, i ka vënë flakën djalit të saj, me pretendimin se e kishte “tradhtuar” duke i treguar vjehrrit takimin me të dashurin e saj misterioz.

Për këtë arsye ajo e çoi atë në oborr, e detyroi të pinte gazolinë dhe i vuri flakën me çakmak. Tetë vjeçari vdiq në një spital në Kursk, pasi pësoi 45% djegie në të gjithë trupin.

Hetimet për krimin e tmerrshëm janë duke ende duke vazhduar, ndërsa nëna është arrestuar. Dymbëdhjetë vjeçarja, motra e viktimës, tha se ajo e pa të ëmën duke e detyruar  8 vjeçarit të pinte benzinë  ndërsa ai po qante.

Vajza më pas iku nga frika, ndërsa gjyshja  dhe babai i tetë vjeçarit, Pavel Boëlin, u përpoqën të shpëtonin djalin derisa të vinte ambulanca. 8 vjeçari nuk ia doli të mbijetonte dhe vdiq 2 ditë më vonë.

Nëse Baulina dënohet, ajo mund të përballet me 20 vjet burg.