Korrigjimet e fundit – Ja emrat e kandidatëve për deputet në çdo zonë

Partitë politike kanë dorëzuar në KQZ listat e korrigjuara, të cilat institucioni i zgjedhjeve i ktheu për plotësim dokumentacioni. Largime dhe futje emrash të rinj, ka pasur thuajse në çdo qark veçanërisht nga Partia Demokratike e cila kandidon dhe me aleatët. Te PS, bie në sy largimi i deputetëve si Bushati, Ulqini, Hysi, Velaj etj., dhe futja në një masë të konsiderueshme të deputetëve zëvendësues që morën mandatet pas dorëzimit të tyre nga opozita në shkurtin e vitit 2019.

Partitë PS-PD kanë dorëzuar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat përfundimtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike është ajo që ka bërë më shumë ndryshime të emrave, por gjithsesi nga fundi i listave ndërkohë bie në sy dhe tejkalimi i numrit në të gjitha qarqet. Gjithsesi në mbledhjen e djeshme të KQZ, është vendosur numri kufizues që parashikohet për çdo qark. Pra, në rast se Tirana ka 36 mandate, aq do jenë dhe emrat në listë, në rast se Durrësi ka 14 mandate atëherë emrat në listë do jenë 14 e kështu me radhë.

Në fund KQZ ka pranuar 153 emra për Partinë Demokratike. Partia Socialiste, ka 13 emra më shumë në lista të shpërndara në qarqet, Fier, Vlorë, Durrës, Dibër etj. Çdo parti në rang kombëtar do të përfaqësohet me 140 deputetë respektivë, të cilët do i nënshtrohen edhe verifikimit nga ana e KQZ. Kjo e fundit, ktheu për korrigjim listat e partive disa ditë më parë, pasi ka vërejtur mangësi. Lista e LSI duhet theksuar se është dorëzuar sërish në KQZ pa ndryshime ashtu siç ishte dhe herën e parë. Më poshtë lista e plotë e Partisë Demokratike me ndryshimet në çdo qark./MAPO

Tirana ka 36 mandate, PD ka paraqitur 11 kandidatë më shumë:
Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Alfred Rushaj
Albana Vokshi
Sali Berisha
Agron Shehaj
Fatmir Mediu – PR
Grida Duma
Shpëtim Idrizi – PDIU
Belind Këlliçi
Vangjel Dule – PBDNJ
Mesila Doda – PDIU
Dashamir Shehi – LZHK
Flamur Noka
Orjola Pampuri
Aldo Bumçi
Ivi Kaso
Orjela Nebijaj
Gent Strazimiri
Mirela Tabaku
Çlirim Gjata
Sali Shehu – FRD
Dorjan Teliti
Enkelejda Sallaku
Arben Tafaj
Gentjan Muça
Arjana Çela
Artur Roshi – PBKD
Anduena Qefalia
Ylber Valteri
Taulanda Jupi
Petrit Doda – PLL
Korab Lita – PBKD
Lediana Fratari
Rivelino Çuno
Asllan Dogjani
Mimoza Hajdarmataj
Dhimitër Muslia – PKDSH
Bashkim Murati
Juela Hamati
Avzi Ahmati
Ethem Aga
Irisa Çupa
Onedo Bushi – PDK
Vjolda Hysi

Në rishikimet e listës për Tiranën PD ka hequr Gazment Koduzin të cilin e ka bërë Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë. Ajo ka shtuar ish-futbollistin e Tiranës Gentian Muça, Irisa Çupën, Onedo Bushin dhe Vjolda Hysin.

Fieri ka 16 mandate, PD ka paraqitur 8 kandidatë më shumë:
Enkelejd Alibeaj
Eralda Tase-Bano – PR
Saimir Korreshi
Luan Baçi
Nusret Avdulla – PDIU
Ilda Dhori
Agron Kapllanaj
Eduart Sharka – PAA
Luljeta Sejko
Ferdinand Çobo
Shpëtim Axhami – PLL
Alketa Lugaj
Ledio Kastrati
Dilaver Kamberaj
Silva Hasaj – FRD
Edmond Çepele
Elisabeta Rredhi
Jakup Beqiri
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edi Nushi
Aida Sema

Ledio Kastrati është lëvizur në renditje (i 13-ti) në vend të Ndriçim Balit. Ndërsa janë larguar Eriselda Prishta (e 20-ta), Leonard Peleqi (i 22-ti) dhe Ledia Shehu (e 24-ta), të cilët janë zëvendësuar nga Aurora Gjeka, Bashkim Xhymertaj dhe Aida Sema.

Durrësi ka 14 mandate, PD ka paraqitur 7 kandidatë më shumë:
Edi Paloka
Agron Duka – PAA
Merita Bakiu
Oerd Bylykbashi
Ferdinand Xhaferaj
Andia Ulliri – PLL
Igli Cara
Rezart Tusha
Manjola Luku
Florian Tahiri – PDIU
Agim Baçi
Blerina Reçi
Selman Tema
Erzen Laçi
Merita Dakovelli
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj – PLL
Arjeta Keçi
Artion Bajramaj
Ivo Jorgoni
Edlira Devolli

Në rishikimin e listës PD ka hequr Riselda Kalian (e 15-ta) dhe e ka zëvendësuar me Merita Dakovellin, ndërsa Artion Bajramaj është lëvizur në renditje me Armand Brahimajn nga vendi i 17-të në vendin e 19-të.

Elbasani ka 14 mandate, PD ka paraqitur 7 kandidatura më tepër:
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Lefter Gështenja
Dashnor Sula
Eugen Isaj
Zheni Gjergji
Luçiano Boçi
Qani Xhafa
Lumturi Hasa – PDIU
Durim Çekrezi
Fadil Marzheku
Gladiola Çala – LZHK
Anila Bishqemi
Ardian Zeneli
Mehdi Shehu
Erlind Gurra
Leonard Karaj – PAA
Sonila Daiu
Skënder Hasa – FRD
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Korça ka 11 mandate, ka paraqitur 7 kandidatura më tepër:
Edmond Spaho
Sorina Koti
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Saladin Jakupllari
Marjeta Halili
Andrea Mano
Alfred Gega
Soela Myrtollari
Erion Haruni – PR
Andrea Simaku – PBDNJ
Anila Hysenbegasi
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku
Ylli Taho – PAA
Ilia Kadhena – PBDNJ
Kristina Kaso

Andrea Simaku është ngritur në renditje (nga i 18-ti në vend të 11-të), ndërsa Kiço Tane, Landi Gushi, Diana Sino, Ylli Taho dhe Ilia Kadhena kanë ndryshuar duke zbritur më poshtë.

Shkodra ka 11 mandate, PD ka listuar 10 kandidatë më shumë:
Helidon Bushati
Emilja Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Bardeli
Zef Hila
Lodovik Hasani – PR
Bardh Spahia
Nard Ndoka – PDK
Izmira Ulqinaku-Rusi
Aldo Gega
Arben Gjuraj
Helga Sallaku
Arben Lushaj – PR
Ermira Çobaj
Zyhdi Rreshketa – PAA
Astrit Kuçi – FRD
Lindita Hyseni – BLD
Ditmir Harusha – PR
Liljan Idrizaj – PDIU
Imeldi Sokoli
Denisa Meço

Fatlum Nurja (i 16-ti) është zëvendësuar nga Astrit Kuçi dhe janë shtuar Liljan Idrizaj, Imeldi Sokoli dhe Denisa Meço.

Vlora ka 12 mandate, PD ka paraqitur 6 kandidatë më shumë:
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arbi Agalliu
Gëzim Ademaj – PDIU
Nadire Meçorapaj
Jolio Dine
Julian Zoto
Nadire Meçorapaj
Vangjel Anagnosti – PBDNJ
Atird Hoxha
Alta Haluci
Lasko Nasti – PBDNJ
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj – PAA

Janë larguar Nada Daullja, Lorenc Danaj dhe Idlir Gumbardhi të cilët janë zëvendësuar nga Nadire Meçorapaj (e 9-ta), Vangjel Anagnosti (i 10-ti) dhe Eda Begaj (e 18-ta).

Berati ka 7 mandate, PD ka paraqitur 12 kandidatë:
Tomor Alizoti
Kasëm Mahmutaj
Afërdita Pushi-Gjini
Bujar Hoxhaj
Pëllumb Nako
Alketa Mukavelati
Ardit Benja
Denis Saatçiu
Ermira Bullari-Arizi
Muharem Hoxha
Dhurata Gjoka – PAA
Oltion Keri – PR

Lezha ka 7 mandate, PD ka kandiduar 12:
Mark Marku
Agron Gjekmarkaj
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Zef Gjoka
Roza Hilaj
Gjovalin Laska
Salvador Kaçaj
Elda Hoti
Maksim Kola – PDK
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu – PAA

Elida Doda (e 12-ta) është larguar, ndërsa në listë është shtuar i (10-ti) Maksim Kola nga Partia Demokristiane (PDK), Albert Mëlyshi ka zbritur një vend më poshtë (i 11-ti).

Dibra ka 5 mandate, PD ka kandiduar 9 persona:
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Tyli-Çupi
Edmond Isaku
Luan Haka
Irini Shehu – PLL
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Gjirokastra ka 4 mandate, kandidatët e PD-së janë:
Tritan Shehu
Roland Bejko
Entela Shehaj
Koço Barka
Myzafer Elezi
Joana Qirollari
Bajram Hysa
Dritan Hodaj – PR
Engjelina Basho

Kosta Barka është zëvendësuar nga Koço Barka (i 4-ti)

Kukësi ka 3 mandate, PD ka kandiduar 9 persona:

Flamur Hoxha
Isuf Çelaj
Shyrete Koka
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Omuri-Vata
Festim Mazreku – PR
Merita Brati – PAA
Sokol Dida – BLD

 

PS dy ndryshime, largon të vjetrit, fut deputetët e “opozitës” së re.

Partia Socialiste ka ndryshuar vetëm dy elementë nga listat e paraqitura mbrëmjen e 8 marsit ku në Vlorë është zëvendësuar Alket Hyseni dhe në Elbasan ka pasur një ndryshim në renditje. Nga lista zyrtare bie në sy fakti se PS-së i janë shtuar disa nga deputetët e së ashtuquajturës “opozita parlamentare” e periudhës 2019-2021, si: Halit Valteri (kandiduar në Tiranë), Ylli Shehu (kandiduar në Tiranë), Nimet Musai (kandiduar në Fier), Klajdi Qama (kandiduar në Berat) dhe Enver Roshi (kandiduar në Elbasan). Parlamenti i ardhshëm nuk do të ketë më si përfaqësues të PS-së, Anastas Angjelin, Adnor Shametin, Ditmir Bushatin, Elva Margaritin, Elona Gjerbrean, Sandër Lleshajn, Sadri Abazi, Senida Mesi. Ndërkohë ditë më parë Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Besnik Baraj dhe Sadri Vorpsi kishin paralajmëruar se nuk do të kandidonin.

Në Tiranë e cila ka 36 mandate, kandidatët e PS-së janë:
Luljeta Bozo
Najada Como
Ervin Bushati
Ogerta Manasterliu
Arben Ahmetaj
Ulsi Manja
Etilda Gjonaj
Arben Pellumbi
Elisa Spiropali
Belinda Balluku
Toni Gogu
Etjen Xhafaj
Ermonela Felaj-Valikaj
Xhemal Qefalia
Fidel Ylli
Klotilda Ferhati
Alqi Bllako
Eduard Shalsi
Pandeli Majko
Plarent Ndreca
Mimi Kodheli
Dallendyshe Bici
Fatmir Xhafa
Ylli Shehu
Alfred Muharremi
Romina Kuko
Edmond Rrushi
Spartak Braho
Klodeta Dibra
Ornaldo Rakipi
Bora Muzhaqi
Eljo Hyska
Vaid Shaba
Kledina Skendo
Halit Valteri
Tahir Muhedini

Fieri ka 16 mandate, PS ka kandiduar:

Erion Braçe
Petro Koçi
Lindita Buxheli
Bashkim Fino
Baftiar Zeqo
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Ismet Beqiraj
Tatjana Pirro
Gramoz Ruçi
Robert Bitri
Mirza Petushi
Arber Arapi
Sokol Krasniqi
Esiola Hoxha
Erges Krakolli
Adela Hysenaj
Nimet Musai

Durrësi ka 14 mandate, kandidatët e PS-së janë:

Milva Konomi
Alban Xhelili
Jurgis Çyrbja
Klodiana Spahiu
Ilir Ndraxhi
Rrahman Rrahja
Lefter Koka
Edi Rama
Ana Dhamo
Artan Bitri
Kejda Bejaj Ferra
Arkend Balla
Denis Deliu
Klementina Meçe
Erjon Meka

Elbasani ka 14 mandate, PS ka kandiduar:

Evish Kushi
Klevis Xhoxhi
Bsiaj Ajazi
Desantila Tahiraj
Sajmir Hasalla
Florenc Spaho
Luan Duzha
Taulant Balla
Albana Hana
Enver Rroshi
Briseida Gjoza
Shkelqim Bullari
Marsida Hyseni
Kristaq Skenderi
Endri Pepa

Shkëlqim Bullari dhe Marsida Hyseni kanë shkëmbyer vendet.

Korça ka 11 mandate, kandidatët e PS-së janë:

Eni Zaka
Ilirian Pendavinji
Blerina Gjylameti
Ilir Topi
Olta Xhaçka
Niko Peleshi
Edlira Bode
Bledi Çomo
Besa Spaho
Dhora Dajko
Arian Jaupllari
Vasil Sterjovski

Vlora ka 12 mandate, PS ka kandiduar:

Pranvera Resulaj
Anduel Tahiraj
Vullnet Sinaj
Anila Denaj
Niko Kuri
Ilir Metaj
Damian Gjiknuri
Edi Rama
Teuta Rama
Ervis Mocka
Leonard Beqiri
Laura Ferhati

Pas tërheqjes nga kandidimi të Alket Hysenit (i 11-ti), në vend të tij PS ka kandiduar Leonard Beqirin.

Shkodra ka 11 mandate, PS ka kandiduar:

Edona Bilali
Paulin Sterkaj
Benet Beci
Ilir Beqaj
Frrok Gjini
Lela Berdica
Pal Peraj
Kristian shkreli
Diana Muriqi
Jona Leqejza
Alda Mema
Kabir Fishta

Berati ka 7 mandate, kandidatët e PS-së janë:

Hatixhe Konomi
Bardhyl Kollçaku
Fadil Nasufi
Nasip Naço
Blendi Klosi
Sara Satka
Jurgen pushi
Klajdi Qama
Rabushe Hoxha

Lezha ka 7 mandate, kandidatët e PS-së janë:

Lindita Nikolla
Eduart Nndreca
Shpresa Marrnoi
Gentian Malotaj
Benard Bbalaj
Eueda Molla
Erjola Ndoci
Gjon Ndoci
Lina Guri

Dibra ka 5 mandate, PS ka kandiduar:
Lavdrim Krashi
Aurora Marra
Dionis Ymeri
Milaim Damzi
Spartak Koltraka
Anisa Gjika

Gjirokastra ka 4 mandate, kandidatët e PS-së janë:
Mirela Kumbaro
Laert Duraj
Bledar Çuci
Artemis Malo
Kosta Garo
Kjara Adhami

Kukësi ka 3 mandate, PS ka kandiduar:
Greta Duraku
Petrit Malaj
Halim Dauti