Tërmeti i fuqishëm shkund Mesdheun, ja magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë, i shkallës rihter, është regjistruar pak pas mesnate në Detin Mesdhe, shumë pranë brigjeve të Algjerisë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali dhe sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, lëkundjet kanë qenë një thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër 20 km nga Bejaia.

Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo materiale.