EMRI-FOTO/ Covidi i merr jetën ish nën/kryetarit të Bashkisë

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Dileman Nela, ish-nën/kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Nela ishte prej disa kohësh i infektuar me Covid, dhe ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me këtë sëmundje.

Nela u nda nga jeta në moshën 55 vjeçare ndërsa ka mbajtur disa funksione drejtues.

Lajmin për humbjen e tij e kanë dhënë miqtë të cilët kanë shprehur edhe ngushëllimet familjes.