FOTO/ Kush është historiani që humbi jetën në aksident

Eduard Grishaj, 55 vjeç, humbi jetën këtë mbrëmje tragjikish në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Dajç, ndërsa makina me të cilën udhëtonte u përplas dhunshëm me pjesën e pasme të një kamioni.

Sikundër mësohet Grishaj punonte si historian në muzeun e Shkodrës.

Ndërkohë që shkak për këtë përplasje të dhunshme, mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë e drejtimit të automjetit.

Lezhë/Informacion paraprak      

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ", mjeti tip "Benz" është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip "Benz" ende i paidentifikuar .

 Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.