‘Oriz e makarona për vota’, Këlliçi denoncon punonjësit e bashkisë: Këtij kleringu i ka ardhur fundi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka denoncuar sërish blerjene votave nga ana e pushtetit në rr. "Minella Karajani" në Shkozë.

Sipas Këlliçit, 10 punonjës të bashkisë Tiranë, po shpërndanin nga dy kuti ndihma për banorët e zonës.

‘Duan të shtojnë votat në hambarin e pushtetit varfërues. Shpërndajnë oriz e makarona po rrugës së zonës nuk i hedhin një metër kub zhavorr. Këtij kleringu mall me votë i ka ardhur fundi. Ne do të luftojmë varfërinë dhe këdo që e mban në vatrat tona!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Varfërimi i qëllimtë është patericë pushteti për regjimet diktatoriale. "Hiqi bukën e shtoji drurin" ishte slogani i diktaturës që jetuan gjyshërit dhe prindërit tanë. Sot administrata e tejfryrë e Bashkisë Tiranë ka në përbërje një armatë parazitësh me rrogë, që punës s'i kanë thënë kurrë mirëmëngjes. Tani që kanë mbetur edhe 39 ditë nga rrotacioni, Veliaj i lëshon këta parazitë të justifikojnë kotheren e racionuar të pushtetit.

Në rr. "Minella Karajani" në Shkozë, 10 prej tyre po shpërndanin nga dy kuti ndihma për banorët e zonës. Duan të shtojnë votat në hambarin e pushtetit varfërues. Shpërndajnë oriz e makarona po rrugës së zonës nuk i hedhin një metër kub zhavorr. Këtij kleringu mall me votë i ka ardhur fundi. Ne do të luftojmë varfërinë dhe këdo që e mban në vatrat tona!