Punëtori i mirëmbajtjes së rrugëve gjendet i pajetë, dyshimet e para

Një 45 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Gramshit në rrethana ende të paqarta.

Edmond Shtylla, punonjës i mirëmbajtjes rrugore, u gjet i pajetë në vendin e quajtur ‘Ura e Qerretit’

Policia ka shkuar në vendngjarje, por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.