Pilotja e garave dhe ylli i 'Top Gear', ndërron jetë në moshën 51 vjeçare

Pilotja gjermane dhe ish-prezantuesja e “Top Gear”, Sabine Schmitz, ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare.

Prezantuesja, ka vuajtur për një kohë të gjatë prej kancerit. Një deklaratë e publikuar ditën e sotme tha:

“Nürburgring, ka humbur shoferen më të famshme të garave. Sabine Schmitz ndërroi jetë herët pas një sëmundje të gjatë. Do të na mungojë ajo dhe buzëqeshja e saj. Pusho në paqe Sabine”.

Ajo njihej po ashtu për drejtimin e emisionit më të famshëm të automjeteve, “Top Gear”, në BBC.

Schmitz zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer që nga viti 2017.

Ajo u bë gruaja e parë që fitoi garën prestigjioze Nürburgring në 1996.