Tabaku: Në 25 prill, Rama dhe llumi tij humbet, për të fituar një Shqipëri e Bashkuar

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me disa zonja, ku ka theksuar se Rama ka ndërtuar një sistem ku pandershmëria dhe krimi vlerësohet.

‘Fatkeqësisht Shqipëria ka mbetur në një moçal nga ku do të shpëtojë në 25 prill. Kushdo e ka të qartë që Shqipëria ka nevojë për ndryshimin dhe bashkimin. Ndaj vota në 25 prill është e rëndësishme për t’u shkëputur një herë e mirë nga sistemi që ka ngritur Rama’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Edi Rama ka ndërtuar një sistem ku pandershmëria dhe krimi vlerësohet. Fatkeqësisht Shqipëria ka mbetur në një moçal nga ku do të shpëtojë në 25 prill.

Kushdo e ka të qartë që Shqipëria ka nevojë për ndryshimin dhe bashkimin. Ndaj vota në 25 prill është e rëndësishme për t’u shkëputur një herë e mirë nga sistemi që ka ngritur Rama.

Lulzim Basha është ndryshe dhe këtë e ka dëshmuar në çdo moment dhe në çdo situatë. Shqipëria ka nevojë për kryeministër të tillë që evokon dhe vlerëson cilësitë dhe virtytet.

Në 25 prill Rama dhe llumi tij humbet për të fituar një Shqipëri e Bashkuar dhe një Shqipëri që Fiton. #shqiperiafiton