‘Rimbursimi i pacientëve me Covid’/ Ballanca në SYRI TV: Shteti shkeli ligjin, kufizoi numrin e përfituesve

Në hapsirën e ‘Interivstës së Ditës’ me moderatoren e SYRI TV Armela Ferko, ishte e ftuar Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Raporti i Avokatit të Popullit rrëzoi ditën e djeshme skemën e rimbursimit të barnave, duke theksuar se kanë përfituar vetën një numër i limituar i pacientëve me Covid-19.

Ferko: Ku mendohet se ka çaluar rimbursimi, ku raporti i këshillon ministrisë të ndryshojë skemën?

Balanca: Për sëmundjet infektive ndryshe nga sëmundjet e tjera, shteti merr përsipër disa detyrime më të mëdha ndaj qytetarit dhe e vendos atë përpara disa detyrimeve të tjera. Ne jemi të detyruar të marrim shërbimin shëndetësor nëse shteti na e jep atë dhe jemi të detyruar për shkak të natyrës së sëmundjes që të kemi detyrimin për të marrë mjekimin por edhe shteti duhet të na e japi atë.

Ligji për sëmundjet infektive thekson se çdo person ka të drejtë të përfitojë nga masat për mbrojtjen e sëmundjeve infektive, dhe nga ana tjetër, çdo person i sëmurë me sëmundje infektive, me karakter epidemik, ka të drejtën dhe detyrën të mjekohet falas në çdo institucion shëndetësor publik dhe jo publik.

Ky është një parashikim shumë i qartë I cili ekziston në ligjin për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, në fund të nëntorit 2020, pacientët duhet të përfitonin edhe nga paketa e mjekimit falas.

Paketa u nda në dy stade, stadi i lehtë, që ishte me një vlerë 1650 lekë maksimumi për çdo individ dhe stati i dytë në formën e mesme, në 10900 lekë.

Që në atë moment e kuptova se ishte një vlerë shumë e ulët, pasi e kam kaluar edhe vetë virusin.

Megjithëatë, ne nisëm hetimin nëse qytetarët e kanë përfituar këtë shërbim.

Problematika e parë ka të bëjë më kufizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, duke caktuar numrin e personave përfitues.

Vetëm nëse ti ke bërë tamponin në shtet, ti mund të përfitosh nga cilado prej dy paketave të barnave.

Ne këtë e gjykojmë diskriminuese, sepse detyrimi i shtetit për të trajtuar falas pacientin, lidhet me faktin e të qënurit I sëmurë me një sëmundje infektive dhe jo me faktin se ku je diagnostikuar. Shteti duhet të japë diagnostikim dhe mundësinë e testeve të duhura, ku çdo mjekim që merr, të jetë një mjekim mbi bazën e testime, normalisht falas.