Princ Philip del nga spitali pas një muaji, publikohen fotot e tij

Duka i Edinburgh, është liruar nga spitali pas 28 ditësh shtrim pas një operacioni të papritur, si pasojë e një infeksioni, siç u shprehën zëdhënës të Buckingham Palace.

Princ Philip, arriti ta kalojë edhe këtë problem dhe do vazhdojë të tregojë kujdes nga shtëpia. Ai u kthye menjëherë në Winsdor Castle, ku është izoluar me bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Elisabeth, për shkak të pandemisë.

99-vjeçari është fotografuar nga paparacët dhe nuk duket në gjendje aq të mirë shëndetësore.