VIDEO-FOTO/ Aksident me vdekje në Maminas. Pamjet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Maminas.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon në drejtim të gjirit të Lalzit.

Një makinë ka përplasur fort një motor, duke i marrë jetën një personi rreth 60 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.

Policia Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.