Ishulli Danez, nuk ka më të infektuar me COVID-19

Në një numër vendesh në botë, numri i infeksioneve të reja me coronavirus është rritur përsëri ditët e fundit. Nga ana tjetër, Ishujt Faroe, pretendojnë se nuk e kanë asnjë të infektuar me virus.

Situata në 23 gusht të 2020, ishte me 23 infeksione të reja. Pas kësaj date, ky grup ishujsh në Atlantikun e Veriut, nuk ka pasur më shumë se një rast të ri në ditë.

Disa muaj më vonë, gjatë dhjetorit, numrat u rritën ndjeshëm, me 19 raste në ditë. Nga 26 shkurti i këtij viti, 18 ishujt zyrtarisht janë pa COVID-19.

Ishujt Faroe, të cilët janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, gëzojnë një autonomi të madhe me rreth 50 mijë njerëz.

Izolimi me personat e afërt, ishte arsyeja që e përballuan këtë pandemi. Kjo është veçanërisht domethënëse kur krahasojmë situatën me disa shtete të tjera ishullore, si Zelanda e Re, e cila ndërkohë është gjithashtu pa raste të COVID-19.