Dua Lipa më s*ksi se kurrë në 'Grammy Awards 2021'

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjet seksi që kishte zgjedhur për 63-vjetorin e “Grammy Awards 2021”.

Dua u shfaq me të brendshme rozë për një performancë të “egër” gjatë ceremonisë në Los Angeles, shkruan “Daily Mail”.

Artistja u nominua në total me gjashtë çmime dhe fitoi “Grammy” për Albumin më të mirë të zhanrit pop, teksa mahniti fansat me një interpretim të hiteve të saj “Levitating” dhe “Don’t Start Now”.

“Uau, shumë faleminderit. Kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ do të thotë bota për mua që e ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia”,- u shpreh ndër të tjera Dua Lipa.

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2019-ën ajo u shpall artistja e re më e mirë.

Këngëtarja më pas u shfaq me veshjen e dytë dytë, një xhaketë sportive të purpurt, e cila e tregoi mjaft seksi gjatë kërcimit me reperin DaBaby.