Thirrja e shkrimtarit të njohur: Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, kundër PS!

Shkrimtari i njohur, profesor Gazmend Kapllani, nga SHBA ka lëshuar ditën e sotme e një thirrje të fortë dhe të drejtpërdrejtë për ditën e zgjedhjeve në 26 prill: ‘Votoni kundër PS-së!’

Thirrja e tij e publikuar në Fb është nxitur nga vlerësimet që i bëri publikisht Luljeta Bozo, kandidatja kryesore në listën e Partisë Socialiste, diktaturës së  Enver Hoxhës.

‘Shoqja Nexhmije vdiq herët: ndoshta do të ishte tani në krye të listës së PS-së në vend të shoqes Luljeta.

Sa për të tjerat: të thuash nga pozita e dikujt që kërkon pushtet politik që regjimi enverist, nga më kriminalët dhe paranojakët e historisë së Shqipërisë dhe të botës ‘ka pasur më shumë të mira se të këqija’, është barbarizëm.

Nuk është vetëm përligjje e krimit dhe dhunës, por edhe nxitje për krim dhe dhunë. Votoni kundër nekrofilëve në pushtet, votoni kundër PS-së!

Që këtej e tutje është detyre morale’, shkruan shkrimtari Gazmend Kapllani.