Abdixhiku, kryetari i ri i LDK e nis detyrën me homazhe tek Ibrahim Rugova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku me bashkëpuëtorë dhe anëtarë të strukturave të LDK-së, bëri homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

“Sot, jemi këtu për të nderuar kryetarin e parë të LDK-së dhe themeltarin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për të treguar se idetë tradicionale të LDK-së për shtetin, janë përhershme dhe të njejtat u kultivojmë edhe ne”, tha kryetari Abdixhiku.

“E kaluara jonë është e kaluar me të cilën mburremi, por ajo s’duhet të na mjaftojë. E ardhmja ndërtohet duke respektuar të shkuarën, dhe njëkohësisht duke i dhënë përgjigje çështjeve që janë emergjente për Republikën e Kosovës”, tha kryetari Abdixhiku.