Kauboji Lakuriq pritet si hero një javë pas arrestimit

SHBA - Të pranishmit në Javën e Biçikletave në Daytona Beach i uruan mirëseardhjen si një hero, një interpretuesi në Times Square të njohur si Kauboji Lakuriq, pasi ai u kthye në festivalin e motorçikletave pothuajse një javë pas arrestimit të tij, me akuzën për rezistencë ndaj arrestimit dhe shkelje të një urdhërese.

"Ai ka dalë! Ka dalë!" bërtiti një motoçiklist ndërsa kalonte përgjatë rrugës kryesore. Motoçiklistë të tjerë u binin borive dhe ngrinin gishtin kur Robert Burck shëtiste përgjatë trotuarit, veshur me mbathje, çizme kauboj, kapele kauboj dhe kitarë, sipas Daytona Beach Neës-Journal.

Burck, 51 vjeç, i cili u bë i njohur si një interpretues në Times Square të Neë York City, tha se ai ndjehej si këngëtari Michael Jackson.

"E dini që çdo herë që ai dilte në rrugë kishte një mijë njerëz që e ndiqnin kudo?" Tha Burck. "Padyshim, njerëzit me të vërtetë po e festojnë faktin që unë jam këtu".