Rriten shifrat në Maqedoni/ 20 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, situatë është rënduar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, pasi janë regjistruar 20 viktima.

Nga hetimi epidemiologjik janë zbuluar 1031 të raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 492 raste.

Kritike paraqitet gjendja edhe në spitale. 55 pacientë me komplikime të COVID-19 janë shtruar në spitalet në Shkup në 24 orët e fundit. Gjithsej janë 406 pacientë që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit.