Napoli e konfirmon: Rrahmani mungon 10 ditë, humb ndeshjen ndaj Milanit

Amir Rrahmani do mungojë 10 ditë si pasojë e një dëmtimi.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Napolit të cilët kanë publikuar raportin mjekësor nga klinika, Pineta Grande. Rrahmani gjatë stërvitjeve të ditë së djeshme ka pësuar një lëndim në muskulin femural të djathtë.

Kapiteni kosovar do humbasë ndeshjen ndaj Milanit e cila do zhvillohet në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.