Shehaj publikon statistikat: Investitimet e huaja, krijojnë vendet e punës që i duhen ekonomisë tonë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar të dhënat, të cilat tregojnë investimet e huaja ndër vite dhe ndikimin e tyre direkt në PBB.

‘Investitimet e huaja sjellin kapitalin dhe njohurinë e nevojshme për të krijuar vendet e punës që i duhen ekonomisë tonë’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Investitimet e huaja sjellin kapitalin dhe njohurinë e nevojshme për të krijuar vendet e punës që i duhen ekonomisë tonë.

Prandaj ekonomia është prioriteti ynë. Ne do risjellim investimet për të cilat Shqipëria ka nevojë e do hapim vendet e punës që rinia shqiptare kërkon.