Vetëvaret prej skamjes nëna e 4 fëmijëve, apeli i trishtë i burrit: S’kam para për funeralin

Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Gramshit.

Sipas raportimeve, ngjarja tragjike ndodhi sot rreth orës 16:00 në fshatin Kukur.

Mësohet se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur nga familjarët e vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Fatme Senko, 36 vjeçe, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apelon për ndihmë. Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare. Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Nr. i telefonit te kryefamiljarit: 0686404680/ BW/