‘Ai është flamur i Juves’, Ramos mbron Ronaldon: Kritikat? Është mësuar me to

Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos mbrojti ish-shokun e tij të skuadrës Cristiano Ronaldo pas kritikave të marra pas eliminimit të Juventusit nga Champions League: "Ai është flamuri i Juventusit dhe është gjithmonë në qendër të kritikave, por është mësuar me to.

Edhe këtu në Madrid është e njëjta gjë kur gjërat shkojnë keq. Ju shikoni kapitenin, trajnerin dhe yllin. Në Ligën e Kampionëve çdo skuadër mund të të mundë, madje edhe Barcelona është eliminuar. Mund t’i ndodhë çdo ekipi, shpresojmë që jo neve.”