Surpriza për Xhemrenë prishet, Serkan rreh Tunën, sot në 'Lule të vetmuara'

Kader përgatit një surprizë shumë të bukur për Xhemrenë dhe Serkanin në një jaht të zbukuruar në mënyrë që ato të qëndrojnë vetëm.

Xhemre shkon në jaht me Tunën për një takim biznesi pa e ditur se është bërë një surprizë për të por Tuna prish gjithçka.

Kader telefonon Xhemrenë dhe i tregon se ajo kishte rregulluar gjithçka që ajo të bashkohej me Serkanin.

Xhemre dhe Tuna mbeten vetëm në jaht në mes të detit. Ata rikthehen në breg por Serkan i inatosur godet Tunën.

Songylit i shkon neps për luleshtrydhe dhe bashkë me Gynejin dalin në mes të natës për të blerë.

Dyqanet janë mbyllur dhe Gynej merr pa leje duke bërë që të ndizet alarmi. Songyl dhe Gynej përfundojnë në komisariat dhe futen në telashe.

Meral dëgjon fshehurazi se Ezhder ka vjedhur pasurinë e Kaderit. Ezhder dhe Maxhide i ofrojnë para Meralit që ajo të heshtë.

Songyl dhe Gynej rrezikojnë të përfundojnë në burg por Kader i shpëton duke blerë dyqanin./revistawho.com