Vendimi i ri i Greqisë, ja deri kur do të jetë e mbyllur Kapshtica
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar bën me dije se pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.
Sipas këtij njoftimi deri në 22 mars dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi do të jetë e mbyllur, ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të lejohet nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Ndërkohë autobusët, taksitë apo mjetet e tjera të transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.
Njoftimi zyrtar:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Mjetet si autobuza, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.