‘Kafe për relaks’/ Kryemadhi batuta me gazetarët para takimit me Yuri Kim

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte e treta që u takua me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.

Para se të hynte në ambientet ku do të mbahej takimi Monika Kryemadhi bëri batuta me gazetarët, duke i thënë se ndodhej atje për një kafe relaksi.

Kryemadhi: ‘Pritje madhështore. Mirë do ishte të filmonit njerëzit që s’kanë bukë të hanë, që i ka mbytur në taksa Edi Rama sesa të na filmoni ne që hyjmë dhe pimë kafe për pushim.’

Gazetari: ‘S’është kafe, është takim.’

Kryemadhi: ‘Unë po të isha për takim, e bëja në Tiranë në zyrë. Ka nevojë të relaksohet ambasadorja.’