Një tjetër vend evropian kandidat për të prodhuar vaksinën ruse

Ditën e djeshme Dhoma e Tregtisë Italo-Ruse, tregoi se është nënshkruar ‘marrëveshja e parë në Evropë midis fondit të qeverisë ruse dhe  kompanisë  Adienne Pharma & Biotech për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V.

 Partneriteti do të lejojë që prodhimi të fillojë që në Korrik 2021 : dhjetë milion doza priten deri në fund të vitit. 

Por pas Italisë edhe Spanja është gjithashtu  një nga vendet kandidate për të prodhuar vaksinën ruse.

 Ky lajm u konfirmuar për El Pais nga burime brenda Minsitrisë spanjolle të Shëndetësisë.

 Agjencia spanjolle për ilaçet dhe produktet shëndetësore, raporton gazeta është në bisedime me disa kompani vendase që kanë kapacitetin për ta prodhuar atë.