Plazhi i famshëm, Miami në Florida së shpejti mund të humbasë hijeshinë e tij

Plazhi i famshëm Miami në Florida së shpejti mund të humbasë hijeshinë e tij-palmat.

Në një përpjeke për të minimizuar efektet e ndryshimit të klimës, Miami Beach tani do të kërkojë më shumë alternativa që japin hije në mënyrë që vizitorët të shpëtojnë nga dielli përvëlues.

Sipas Miami Herald zyrtarët po fillojnë një plan 30 vjeçar për të shkurtuar numrin e palmave në qytet.

Si pjesë e kësaj, zyrtarët synojnë të zvogëlojnë pemët me një të katërtën deri në 2050.

Këto masa janë pjesë e një lëvizje të madhe për të ulur ngrohjen urbane dhe për të përmisuar cilësinë e ajrit.

Projektet tashmë janë duke u zhvilluar dhe gjatë javëve të ardhshme është vendosur të priten 1000 palma.

Elizabeth Wheaton, Drejtoresha e Mjedisit për Miami Beach tha se nuk kishin plane për prerjen masive të pemëve.

Raportet e mediave tregojnë se zvogëlimi i numrit të pemëve do të arrihet duke mbjellur 1.300 pemë me hije të freskët në vend të palmave gjatë dy dekadave të ardhshme.

Wheaton pretendon se ky projekt do ta ndihmojë qytetin ‘ në të ecur dhe do ta bëj më të këndshëm’.

Sipas Wheaton, zgjerimi i pemëve me hije do të ndihmojë "të rrisë markën e qytetit dhe cilësinë e jetës", citoi Miami Herald.

Mbjellja e pemëve në hije si lisi, hiri, elm kanë më shumë përfitime. 

Pemët që lëshojnë hije mund të ndihmojnë dhe në heqjen e dioksidit të karbonit dhe ozonit të dëmshëm. 

Përveç kësaj, ata gjithashtu mund të presin më mirë reshjet e shiut.

Pema e palmës është bërë faktori kryesor shoqërues me Miamin dhe është përdorur në përshkrimet kryesore të qytetit për shumë breza.

 Miami ka 48,900 pemë, nga të cilat Arecaceae përbëjnë 55 përqind të pemëve.