Shpërthimi kimik në Korçë, ushtria zbarkon në ish-punishten e Trikotazhit

Vazhdon të jetë problematike situate në Korçë, pas një shpërthimi të konstatuar ditën e sotme në ish fabrikën e Trikotashit në këtë qytet, ku si pasojë e reaksioni kimik u intoksikua e gjithë zona.

Përgjatë gjithë ditës në këtë zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë, ndërsa ende nuk është bërë ndërhyrë. Sipas raportimeve më të fundit, nga Tirana janë nisur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin.

Në zone ndërkohë është në gatishmëri zjarrëfiksja por edhe efektivë policie.

Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.

Do jenë ekspertët ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate për të cilat banorët kërkojnë zhvendosjen sa më parë.

Ndërkohë në vendngjarje, kanë mbërritur edhe trupa të forcave të armatosura si edhe nga Ministria e Mbrojtjes.