Rrahu mjekun në Qëndrën Spitalore "Nënë Tereza, arrestohet 24-vjeçari

Një djalë 24 vjeçar ka goditur një mjek në Tiranë për shkak të detyrës. I riu me iniciale L.B u arrestua nga policët e Komisariatit nr.4 të Tiranës.

Policia njoftoi shkurt se “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.”

Mësohet nga burimet se mjeku që u godit quhet Petrit Gjorgji dhe punon në QSUT në Tiranë. Djali që e goditi e akuzonte se nuk e kishte trajtuar si duhej të afërmin e tij. Ky pretendim nuk është i pari për bluzat e bardha në QSUT në këta muaj pandemie. Së fundmi, ishin vajzat e një të moshuari me COVID që humbi jetën, të cilat denoncuan mjeken e Infektivit për neglizhencë në trajtimin e të atit.