VIDEO/ I riu dhunohej barbarisht në Fushë-Krujë, policia kalon aty dhe ‘nuk sheh’ asgjë

Thellohet skandali i ngjarjes së rëndë ka tronditur opinionin publik në qytetin e Fushë Krujës dhe më gjerë.

Në momentin kur personat e maskuar po dhunonin barbarisht një të ri, patrulla e policisë ka kaluar përballë lokalit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të orës 20.00 ku fillon edhe mbyllja totale e bizneseve dhe policia gjithmonë në atë orë fillon kontrollin nëse bizneset po bëhen gati të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria.

Sipas personave që ishin dëshmitarë përpara se të futen në lokal ka pasur një të shtënë, ndërsa disa sekonda më vonë ndërsa kriminelët po masakronin qytetarin ka kaluar një makinë e patrullës së policisë.

Ngjarja nuk është bërë publike edhe pse ka dy ditë që ka ndodhur, fakt që përbën një tjetër skandal.

Kjo nuk është hera e parë që personat e armatosur terrorizojnë qytetin e Fushë-Krujës ndërsa polica bën sehir por edhe mundohet të fshehë ngjarjen.

Personat e armatosur kanë hyrë me dhunë në ambientet e lokalit duke kërcënuar nën drejtimin e armëve klientët që ndodheshin aty, dhe në një moment të dytë kur kanë pikasur personin që po kërkonin e kanë ulur në dysheme forcërisht dhe është goditur më shkop bejsbolli dhe qytën e kallashnikovit.