Man City thyen një rekord pas fitores ndaj Everonit

Manchester City pas fitores ndaj Evertonit ka vendosur një rekord të ri në Angli.

Pra, “qytetarët” janë bërë klubi i parë britanik që arrin më shumë fitore radhazi që nga fillimi i vitit kalendarik.

Në vitin 2009 Manchester United arriti që të fitojë nëntë ndeshje radhazi, ndërsa Bolton në 1906 fitojë gjashtë duele.

Man City deri tani ka regjistruar 10 fitore që nga fillimi i vitit kalendarik. pavarësisht kësaj, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola nuk kanë humbur në asnjërën nga 17 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.