Moti në Shqipëri të enjten, më 18 shkurt 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik me qëndër në Mesdhe duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E enjte, 18 shkurt 2021

Moti do të moti do të vijojë me kthjellime dhe mjegull në bregdet dhe përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -3/8

Zona e ulët 3/15

Zona bregdetare 6/15 gradë Celcius.

Kosova, e enjte, dt 18 shkurt 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2 gradë në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 8 gradë Celcius.

E premte, 19 shkurt 2021

Moti do të moti do të mbetet me mjegull në bregdet dhe përgjatë luginave në mëngjes , gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore -3/8

Zona e ulët 4/15

Zona bregdetare 7/16 gradë Celcius.

Nga RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari