‘Kupa është mbushur’/ Basha i kthehet Ramës: Më 25 prill nuk do gajasesh më! Shqipëria do fitojë

Kërkesës së Ramës për një mandate të tretë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur  se kupa është mbushur dhe shqiptarët nuk mund të mashtrohen më.

Duke cituar një shprehje të Abraham Linkoln, Basha shprehet i bindur se 25 prill do të fitojë Shqipëria, duke theksuar se “Rama nuk do të gajaset më”.

‘Shqiptarët nuk mashtrohen dot më. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!’, shkruan Basha në Facebook.

Teksti i plote i videos:

Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”

Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro.

Po tani kupa është mbushur.

Shqiptarët nuk do të mashtrohen më.

Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan.

Më 25 prill nuk do të gajasesh më.

Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.