Kapexhiu: Edhe Nano e di që Rama duhet të largohet më 25 prill

Artisti dhe karikaturisti, Bujar Kapexhiu, në një intervistë për A-Shoë me gazetarin Adi Krasta, komentoi ndër të tjera edhe intervistën e dhënë nga ish-kryeministri Fatos Nano.   

‘Beteja e 25 prillit do të jetë e ashpër. Problemi i vjedhjes së votave mund te jetë më i sofistikuar. Nanon e kam takuar për herë të parë kur kam firmosur në 10 intelektualët që e propozonin për president. Jam i sigurt që edhe Fatos Nano ka arritur në konkluzionin që Edi Rama duhet të largohet.

Intervista e Fatos Nanos kanë tingëlluar jo të këndshme për qytetarët. E prisja ndryshe, atë Nanon liberal dhe të mençur. Jam i pari që i kam bërë karikaturë Ramiz Alisë. Karikatura është qëndrimi im origjinal si qytetar, gazetar, artist dhe politikan.