Champions/ Barcelona - PSG, formacionet zyrtare

Nata e madhe ka ardhur! Në orën 21:00, në stadiumin “Camp Nou”, luhet supersfida mes Barcelonës dhe PSG-së, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve.

"Camp Nou” është një stadium ku skuadra franceze nuk ka shumë kujtime të bukura dhe nuk ka qenë e aftë të fitojë asnjë ndeshje nga 5 që ka luajtur. Për më tepër, përmbysja 6-1 që pësoi në fazën e 1/8-ave të sezonit 2016-2017 është një plagë e hapur. Francezët nuk kanë pasur shumë fat në “Camp Nou”, por do të provojnë të bëjë gjithçka për të ndryshuar ecurinë e deritanishme.

Përsa i përket formacioneve, Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino sapo kanë lëshuar 11-shet e tyre për këtë përplasje. Tek katalanasit vihet re mungesa e Sergi Roberto-s, Ronald Araujo, Ansu Fati dhe Philippe Coutinho-s, ndërsa Gerard pique është pjesë e 11-shes startuese.

Në anën tjetër, mungon Neymar dhe Angel Di Maria, ndërsa Moise Kean dhe Mauro Icardi e nisin nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare: