Champions League/ Renditja e 16 skuadrave sipas mundësisë për fitimin e trofeut

Ditën e sotme rikthehet Liga e Kampioneve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool.

Tashmë që skuadrat e këtij kompeticioni do të rikthehen në fushë, të shumtë janë ata që mundohen të gjejnë favoritët për të fituar trofeun në fund.

Së fundmi ka qenë “FiveThirtyEight”, që në bazë të statistikave të këtij sezoni, ka nxjerrë 7 skuadrat favorite për trofeun.

Manchester City shihet si skuadra me më shumë mundësi për të fituar Ligën e Kampioneve në fund, me 37%.

Pas skuadrës së Guardiolës është Barcelona favorite me 13%, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, Bayern Munchen, renditen të tretët me 11%.

Renditja

Manchester City     37%

Barcelona                13%

Bayern Munchen    11%

Liverpool                 7%

Real Madrid            6%

Chelsea                   5%

Juventus                  5%

Atletico Madrid      3%

Dortmund                3%

RB Leipzig             3%

PSG                        2%

Sevilla                     2%

Atalanta                  2%

Porto                       1%

Gladbach                 1%

Lazio                       1%