FOTO/ Kapet një shqiponjë e sëmurë në malin e Tomorrit

Një shqiponjë e sëmurë, shqiponjë e artë e llojit "Aquilla chrysaetos" është gjetur sot në malin e Tomorrit prej një rojeje mjedisore të AdZM Berat.

Me kujdes u kap dhe pas bashkëpunimit me AdZM Fier, u transportua drejt qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egra në Parkut Kombëtar Divjakë - Karavasta.

Të gjithë i uruan shpendit madhështor, shërim sa më të shpejtë dhe kthim në arealin e vet natyror.