Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta të ish-prefektit

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së ish-prefektit të Vlorës, Eduart Velçani, për ndarjen e parakohshme nga jeta.

‘Me hidhërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eduart Velçanit që humbi betejën me Covid-19.

Qytetari me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë’, shkruan Lulzim Basha në mesazhin e tij në Facebook.