Koeman: Barçës kundër PSG-së i duket Messi në superformë!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka bërë thirrje kapitenit Lionel Messi ta bëjë një tjetër paraqitje fantastike në përballjen e së martës kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Messi shënoi dy gola spektakolarë në fitoren e Barçës 5-1 kundër Alavesit në La Liga dhe u zgjodh lojtari më i mirë ndeshjes për paraqitjen mahnitëse.

Sulmuesi argjentinas këtë sezon ka shënuar 15 gola në La Liga dhe ngel vetëm një rrjetës pas Luis Suarezit të Atletico Madridit.

“Messi është i përqendruar dhe shumë i lumtur tek Barcelona. Leo ka qenë shumë efektiv para portës”, tha Koeman.

“Ai krijon hapësirë për lojtarët e tjerë në fushë. Leo ka vizion madhështor të lojës”, përfundoi Koeman.