Tragjedi në jetën e reperes së njohur/ Makina i përplas për vdekje njeriun më të shtrenjtë

Repereja e njohur Nicki Minaj vetëm disa muaj pasi lindi fëminë e saj të parë, pëson shok.

Sipas CNN duke cituar burime policore 38 vjeçarja ka humbur babanë e saj në një aksident automobilistik në New York.

 64-vjeçari Robert Marage po ecte në zonën Mineola të Long Island të premten pasdite ( 12 shkurt) kur papritmas u përplas nga një makinë.

Ai u dërgua në spital në gjendje kritike dhe ndërroi jetë një ditë pas aksidentit.

Sipas njoftimit ka filluar një hetim për rrethanat e vdekjes së tij.

Një zëdhënës i Nicki Minaj konfirmoi vdekjen e 64-vjeçarit nw New York Times, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Minaj kishte folur shumë herë në të kaluarën për marrëdhënien e saj të trazuar me babanë e saj. 

Edhe pse reperja kishte postuar disa herë foto në të cilat pozonin të përqafuar, lidhja e tyre duket se ka një anë të errët .

Prindërit e saj u transferuan në SHBA nga Trinidad kur ajo ishte pesë vjeç dhe ajo u rrit në Queens.

Sipas Daily Mail , në vitet e kaluara, 38-vjeçarja kishte folur disa herë për sjelljen abuzive të babait të saj ndaj nënës së saj dhe problemeve të tij të varësisë.

 Duke folur për New York Times në 2015, Minaj e kishte përshkruar atë si një njeri që bërtiste dhe mallkonte vazhdimisht në shtëpi.

 Në një grindje të ashpër me nënën e saj, Robert Marage ishte përpjekur t'u vinte flakën shtëpisë së tyre, sipas Minajt.