Serie-A/ Inter - Lazio, formacionet e mundshme

Luhet këtë të dielë ndeshja mes Interit dhe Lazio-s, e vlefshme për javën e 22-të në Serie-A.

Ky takim pritet të jetë mjaft i luftuar, duke parë pretendimet që kanë skuadrat në kampionat.

Zikaltërit e Antonio Conte-s kanë një rast të artë për të kaluar në krye të tabelës së renditjes, pas humbjes së Milanit kundër Spezia-s.

Megjithatë, inter nuk do ta ketë aspak të lehtë, duke parë se përballë kanë një kundërshtar mjaft të fortë dhe që ka ditur gjithmonë të në surprizojë.

Për skuadrën e Interit, nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, Arturo Vidal, ndërsa për Lazion, Acerbi, Luiz Felipe dhe Strakosha mungojnë. Luis Alberto është në dyshim.

Sipas “SkySportsItalia”, skaudrat luajnë më formacionet 3-5-2.

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Lautaro, Lukaku.

Lazio: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Correa, Immobile.