Votimet në Kosovë, kandidati i PDK për Kryeminister hedh votën e tij

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka votuar.

Hoxhaj së bashku me bashkëshorten dhe djalin kanë votuar në fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

“Sot është dita kur flasin qytetarët, jo ne politikanët. Flasin qytetarët e Kosoës.Ne mendojmë që qytetarët janë para opsiononit të rimëkëmbjes ekonomike, apo para opsionit të mjegullës dhe të izolimit ndërkombëtar. Unë pres verdiktin që do ta japin sot gjatë ditës. Është verdikti më i rëndësishëm”, tha Hoxhaj pas votimit.

Hoxhaj është kandidati i parë për kryeministër që ka votuar.