Situata e rëndë nga përmbytjet dhe dëbora, Duka: Është koha për ndihmë, jo demagogji elektorale

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar nëpërmjet kryetarit të saj Agron Duka për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e përmbytjeve dhe reshjeve të dëborës.

Ja deklarata e plotë:

Situata nga përmbytjet dhe izolimi rrezikon qindra familje.

Të identifikohen dhe të ndihmohet çdo familje me ushqime në fshatrat e bllokuara në zonat e largëta.

Të asistohet me shërbimet e nevojshme shëndetësore çdo familje në nevojë.

Të hapen rrugët e fshatrave sepse banorët dhe aktiviteti i tyre janë në mbijetesë.

Banorët e zonave të përmbytura për një kohë të gjatë, kanë humbje të jashtëzakonshme në shtëpitë dhe prodhimet e tyre.

Ata duhen kompensuar për humbjet e shkaktuara nga Korporata Energjitike e Shqipërisë dhe duhen ndihmuar me grante nga qeveria, në mënyrë që të rinisin aktivitetet e tyre.

Bashkëpunimi me pushtetin vendor në Shkodër është detyrim ligjor. Mungesa e bashkepunimit rrezikon  diskriminim partiak.

Eleminimi i pasojave nga vonesat në ndihmat jetike ndaj këtyre familjeve, kërkon përkushtim dhe punë konkrete dhe jo demagogji elektorale.